Mësohet data e finales së Big Brother VIP Albania 2. Vëllai i Madh solli një zarf të kuq i cili përmbante datën e finales së BBV2.
6 Maji, është caktuar si data e finales së madhe. Zarfi u hap nga Luizi i cili u tregoi banorëve për datën e finales.
Gjithashtu finalistët do të marrin 10 mijë euro secili. Ndërkohë banorëve u është lënë afat deri të martën e ardhshme të vendosin nëse janë apo jo dakord me këtë datë.












