Shpërblim këtë fundvit nuk do të përfitojnë vetëm pensionistët, por edhe kategori të tjera. Qeveria Rama ka vendosur në dispozicion 20 miliardë lekë për një sërë shtresash në nevojë, në vlerën 50 mijë lekëve të vjetra.
》Shpërblimet e fundvitit:
46 mijë përfitues të ndihmës ekonomike
73 mijë përfitues të pagesave për aftësi të kufizuar
36 familje që trajtohen me ndihmë ekonomike
68 mijë invalid të punës
44 mijë përfitues të pensioneve familjare
Në paketën e shpërblimeve të fundvitit do të përfshihen dhe punonjësit e administratës që janë angazhuar në procesin e integrimit në BE duke marrë pagën e 13-të. Me rishikimin e fundit të buxhetit, përfiton edhe policia e shtetit dhe bashkitë me borxhe.












