Kryeministri Edi Rama ka treguar se ambicia e tij është anëtarësimi në Bashkimin Europian brenda vitot 2030.
Edi Rama gjithashtu u shpreh i bindur për fitoren e sigurt të Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 2025.
“Çdo njeri i arsyeshëm që sheh me sytë e vet dhe dëgjon me veshët e vet e kupton kollaj se ne fitojmë dhe do të fitojmë përsëri. Ndërsa kundërshtarët qofshin të rinj apo të vjetër humbin dhe do të humbin. Për kundërshtarët tanë që nuk kanë asnjë ide dhe asnjë alternativë për këtë vend, prodhimi dhe shpërndarja e sa më shumë helmi duke shfrytëzuar cdo kanal dezinformimi është e vetmja alternativë e mbetur. Ne na udhëheq ambicia për Shqipërinë, ata udhëhiqen nga urrejtja ndaj nesh. Unë jam gjithë i pakënaqur me punët e mira që bëjmë. Dua që të shohim gjithnjë se sa shumë janë punët për t’u bërë. Por të qeverisësh Shqipërinë që duhet të ngjitet në majën e re të 2030 për të vendosur flamurin shqiptar në radhën e shteteve europiane”, tha Rama.












