Sunday, November 15, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Shqiptarët mblidhen sot për “Shqipërinë e Re”/ Rama e pranon para të vetëve: Më ka ikur ajo shije…

by Rilindje
20/06/2026
in EDI RAMA
Shqiptarët mblidhen sot për “Shqipërinë e Re”/ Rama e pranon para të vetëve: Më ka ikur ajo shije…

Në fjalën përmbyllëse në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u ndal sërish te organizimi i protestat që po organizohen në Tiranë kundër investimeve amerikane.

Ndërsa shtoi se pavarësisht postimeve, që ngjajnë si mesazhe patriotike, ku hashtagsat e përdorur duket sikur tentojnë të mbrojnë vendi, Rama theksoi se synimi i Partisë Socialiste do të mbetet gjithmonë integrimi europian i Shqipërisë.

“Unë besoj te politika që zgjohet dhe punon me njerëzit realë, jo me profilet fallco. Në të gjithë ndjekësit e faqes sime nuk mund të gjendet një i blerë. Nuk ka. Ne na duhen ata që nuk jetojnë duke bërë scroll. Ata janë forca jonë. Duhet të të kemi parametrat më të mirë në çdo aspekt. Ne mund të na bëhen shumë leksione, por të na bëhet neve leksion, u ngrit diaspora. U mblodhën. Ka një element tjetër që e tregon historia e na e tregojnë ata që kanë menduar se si zhvillohet bota. Ky element quhet pakënaqësia e pritshmërive, e cila ka dalë nga një fazë e ka hyrë në një fazë të re. Është jo e lehtë për t’u përmirësuar. Ajo që na takon është që ne të vazhdojmë. Unë e di që ka dhe intelektualë të familjes sonë politike që thonë sikur Edi Rama ka diçka si të lodhur për në BE. Të gjithë këta që kanë studiuar situatën me kaq pasion i keni atje te sheshi i xhirimit”, tha Rama.

Më tej, kryeministri u ndal dhe te thirrjet në protestë në mesin e të cilave kryeson “Një Shqipëri e Re”, për të cilën kreu i qeverisë shqiptare tha se mbetet e pakuptueshme pasi Partia Socialiste prej vitesh ka punuar për të bërë realiteti ëndrrën e madhe të shumë shqiptarëve, integrimin në BE.

Megjithatë, Rama shtoi se nëse njerëzit këmbëngulin për Shqipërinë e Re, ai është i gatshëm për të bërë një marrëveshje me qytetarët.

“Jemi gati për të bërë një marrëveshje për një Shqipëri të Re. Është njësoj si siluetat e flamingove, siç e mbante Fatos Lubonja. Do kritikohemi, do sulmohemi, por e kemi detyrim të mos zgjedhim rrugën e lehtë, të mos jemi popullor kur duhet të jemi të përgjegjshëm. Ka shumë kohë që nuk kam zgjedhur të jem i pëlqyer, më ka ikur ajo shija. Jemi për të qenë të dobishëm jo të pëlqyer. Sa janë të pëlqyer sot në rrjetet sociale por janë krejt të padobishëm…Ndaj Shqipëria është e gjitha sot në duart tona. Vendi nuk është një hashtag, një flamingo që merret zvarrë për t’u dukur bukur. Është një vend që është në luftë me vetveten. Le të këndojnë sirenat, atë punë kanë. Ne kemi punë tjetër, integrimin europian. Mos u çudisni se në këtë rrugë do të kemi shumë të tjerë që do të na dalin anash, kundër përballë. Jemi në një kohë kur falë algoritmit, vijnë mercenarët digjitalë edhe nga vendet që as nuk i mendoje” shtoi Rama.

NGA KATEGORIA

“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…
EDI RAMA

“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…

15/11/2026
Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon me urgjencë Edi Rama: Askush s’do t’ia…
EDI RAMA

Rama i hoqi drejtimin e PS në Tiranë, Veliaj reagon për herë të parë: Mos u…

15/11/2026
Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura
EDI RAMA

Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura

15/11/2026
“Të marrin masa…”/ Thellohet përplasja në PS, Xhafaj kundër Ramës për përjashtimin e Spiropalit
EDI RAMA

“Të marrin masa…”/ Thellohet përplasja në PS, Xhafaj kundër Ramës për përjashtimin e Spiropalit

14/11/2026
Veliaj nga burgu i kërkoi dorëheqjen/ Rama befason me VENDIMIN e fundit për kryebashkiakun
EDI RAMA

Veliaj nga burgu i kërkoi dorëheqjen/ Rama befason me VENDIMIN e fundit për kryebashkiakun

14/11/2026
A do të ketë shkarkime? Ministrat në “ankth”, çfarë pritet sot nga Edi Rama…
EDI RAMA

Plas “bomba” brenda PS/ Zero tolerancë! Rama kërkon masën EKSTREME për…

14/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar
AKTUALITET

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar

15/11/2026
Aksident tragjik në “mes” të qytetit/ Makina përplaset me rrethrrotullimin, ja kush humb jetën…
AKTUALITET

E rëndë/ Aksidenti tragjik në Thumanë i mori jetën artistit të njohur (FOTO)

15/11/2026
Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…
AKTUALITET

Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…

15/11/2026
“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…
EDI RAMA

“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…

15/11/2026
“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos
POLITIKË

“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos

15/11/2026
Përjashtimet në PS/ Nga 2007 deri në 2026, kush janë të larguarit që kanë “thyer” zemrat socialiste
POLITIKË

Përjashtimet në PS/ Nga 2007 deri në 2026, kush janë të larguarit që kanë “thyer” zemrat socialiste

15/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!