Sinoptikania Lajda Porja, u shpreh se mëngjesi sot ka qenë shumë më i ngrohtë se fundjava.
Gjithashtu, ajo shtoi se deri në mesnatë do të kemi kushte të paqëndrueshme, ndërsa nesër do të ketë më pak reshje, por temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta. Sipas saj, deri në fundjavë, pritet që moti të jetë i paqëndrueshëm.
“Mëngjesi ka qenë shumë më i ngrohtë se fundjava. Ka pasur 4-5 gradë rritje në raport me fundjavën. Qarku më i ftohtë ka qenë ai i Kukësit dhe Korçës. Parashikohet që vlerat sot të jenë në 14-15 gradë. Vranësirat dhe reshjet kanë qenë prezentë dhe pritet që të kemi zhvillim të vranësirave dhe do të ketë reshjeve e rrebeshe në Veri dhe Veriperëndim. Deri në mesnatë do të kemi kushte të paqëndrueshme, ndërsa nesër do të ketë më pak reshje. Kjo javë do të jetë e ngrohtë, por e lagësht. Reshjet më problematike do të jenë sot, kryesisht në veri dhe jug të vendit, që do të intensifikohen pasdite. Deri në fundjavë pritet një mot i paqëndrueshëm”, u shpreh Lajda Porja.












