Debati mes Luizit, Efit dhe Kiarës ka shkaktuar komente të shumta në rrjet. Efi mbrëmë akuzoi Luizin se i ka qëndruar ftohtë që pas rifutjes së saj në shtëpi.
Gjithashtu në Big Brother u diskutua edhe sjellja ndryshe dhe arroghante e Kiarës ndaj banorëve të tjerë. Duke dikur famën e madhe të Luizit jashtë shtëpisë, tashmë Kiara nuk “ia prish” për asgjë shkodranit në mënyrë që të dalë bukur në sytë e publikut.
Të zhgënjyer totalisht nga loja fallco e Kiares, fansat nisin “hakmarrjen” ndaj moderatores. Brenda 3 orësh në Primen e djeshëm, Kiara ka humbur plot 25.000 ndjekës në Instagram. Sjellja e saj arrogante i ka habitur të gjithë, përveç pabesisë së saj ndaj Efit, të cilës bashkë me Luizin i kthyen shpatullat dhe e distancuan nga loja e tyre.












