Meteorologia Tanja Porja është shprehur se të paktën deri në datën 2 janar të vitit të ardhshëm, nuk do të ketë reshje shiu në vendin tonë.
Porja theksoi se ky dimër pritet të jetë ‘i egër’, pasi sipas saj, muajt më të ftohtë pritet të jenë janari e shkurti, por ndoshta edhe marsi.
“Të paktën deri në datën 2 Janar nuk priten reshje shiu. Në Tiranë termometri mund të zbresë deri në 0 gradë celcius. E kemi thënë se ky dhjetor do të ketë tiparet e një dhjetori klasik, shumë afër motit të dhjetorit që ne mbajmë mend në fëmijërinë tonë. Mesditat kanë bërë ndryshimin, sepse temperaturat kanë qenë 3-4 gradë më të larta se ato mesatare. Dimrin e vërtetë e presim në Janar, Shkurt, pse jo edhe në mars. Pra dhjetori është hyrja për në dimër. Pritet dimer i eger në janar dhe shkurt”, tha Porja.












