Sunday, November 15, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Socialistët te Sheshi “Italia”, protestuesit në Bulevard! Edi Rama u pret hovin: Unë…

by Rilindje
12/06/2026
in EDI RAMA
Socialistët te Sheshi “Italia”, protestuesit në Bulevard! Edi Rama u pret hovin: Unë…

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë protestuesve që janë mbledhur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, pak metra larg Sheshit Italia, ku socialistët po festojnë 35 vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste.

I vetëdijshëm se protesta ka nisur paralelisht me ngjarjen e socialistëve, Edi Rama i ftoi qytetarët të ulen në diskutime dhe të shikojnë atë që ai e quajti “ndërmjetësim për t’u lëvduar” të administratës shtetërore për të mbrojtur Sazanin dhe Zvërnecin.

Pavarësisht gatishmërisë për të biseduar por jo për të negociuar me protestuesit, kryeministri dhe lideri i socialistëve i dërgoi turmës në bulevard një mesazh të prerë: “Unë nuk kam asnjë negociatë për të bërë me ju, sepse nuk negociojë programin me ata që më kanë votuar.”

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama në përvjetorin e 35-të të PS:

Ejani t’i verifikoni vet faktet, të shikoni provat dhe të ndiheni të lehtësuar dhe krenarë për sesi institucionet tona kanë përfaqësuar proceset për Sazanin dhe Zvërnecin. Ejani të shikoni me sytë tuaj që nuk ka asnjë status për investitor strategjik, ejani të dëgjoni me veshët tuaj sesi për Sazanin nuk ka as sot një marrëveshje, por një negociatë të zgjatur. Po zgjatet sepse ne nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, sado miq të mirë të Shqipërisë të jenë.

Në emër të atyre interesave, ne kemi bërë të qartë në tryezë se ishulli nuk shitet dhe ishulli nuk jepet me qira. Ishulli është dhe mbetet pronë e shtetit shqiptar. Ndërkohë, që shteti kërkon të marrë pjesë si partner në investim dhe kërkon pjesë nga fitimi i investimit për popullin shqiptar.

Unë nuk kam asnjë negociatë për të bërë me ju, sepse nuk negociojë programin me ata që më kanë votuar.

Përsa i takon kësaj teme, unë jam në dispozicion në çdo kohë, mbi mënyrën sesi duhet të harmonizojmë mbrojtjen e natyrës me zhvillimin e turizmit. Për fatin e zhvillimit në Zvërnec, atë do e vendosë vetëm cilësia e projektit dhe ambicia e zhvillimit të investitorëve.

Ikjuni hienave që ju rrinë rrotull, sepse ju do të jeni të parët që do mbyteni nga jargët që kërkojnë pushtet dhe i fshehin nën qeleshet që vënë në kokë dhe flamujt që lidhin në qafë.

Ju që jeni sinqerisht të lidhur me mjedisin dhe natyrën, mos ngatërroni orientimin nga vjen rreziku dhe ejani bashkohuni me Partinë Socialiste, e cila ka shumë nevojë për këdo që nuk bie dakord me çfarë nuk shkon. Unë jam shumë i qartë që tanimë një protestë e nisur për natyrën është kthyer në një protestë me natyrë politike, absolutisht legjitime, për këdo që do të ndryshojë të ardhmen e tij.

NGA KATEGORIA

“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…
EDI RAMA

“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…

15/11/2026
Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon me urgjencë Edi Rama: Askush s’do t’ia…
EDI RAMA

Rama i hoqi drejtimin e PS në Tiranë, Veliaj reagon për herë të parë: Mos u…

15/11/2026
Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura
EDI RAMA

Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura

15/11/2026
“Të marrin masa…”/ Thellohet përplasja në PS, Xhafaj kundër Ramës për përjashtimin e Spiropalit
EDI RAMA

“Të marrin masa…”/ Thellohet përplasja në PS, Xhafaj kundër Ramës për përjashtimin e Spiropalit

14/11/2026
Veliaj nga burgu i kërkoi dorëheqjen/ Rama befason me VENDIMIN e fundit për kryebashkiakun
EDI RAMA

Veliaj nga burgu i kërkoi dorëheqjen/ Rama befason me VENDIMIN e fundit për kryebashkiakun

14/11/2026
A do të ketë shkarkime? Ministrat në “ankth”, çfarë pritet sot nga Edi Rama…
EDI RAMA

Plas “bomba” brenda PS/ Zero tolerancë! Rama kërkon masën EKSTREME për…

14/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Beteja e përjashtimeve në politikë/ Kush ka larguar më shumë emra nga partia, Berisha apo Rama?
POLITIKË

Beteja e përjashtimeve në politikë/ Kush ka larguar më shumë emra nga partia, Berisha apo Rama?

15/11/2026
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar
AKTUALITET

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar

15/11/2026
Aksident tragjik në “mes” të qytetit/ Makina përplaset me rrethrrotullimin, ja kush humb jetën…
AKTUALITET

E rëndë/ Aksidenti tragjik në Thumanë i mori jetën artistit të njohur (FOTO)

15/11/2026
Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…
AKTUALITET

Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…

15/11/2026
“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…
EDI RAMA

“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…

15/11/2026
“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos
POLITIKË

“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos

15/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!