Aktorja e madhe Tinka Kurti ka zbuluar për herë të parë se jeton në një qendër rezidenciale për për trajtimin e të moshuarve.
Sociologu Gëzim Tushi deklaroi se Tinka Kurti nuk është azilante, por një kliente që paguan për shërbimin dhe trajtimin e saj në një qendër rezidenciale në periferi të Tiranës.
“Problemi është kompleks dhe mbase ngjarja me aktoren e madhe Tinka Kurti shërbeu si moment për të hapur një temë shumë të rëndësishme për shoqërinë shqiptare në kohën e sotme. Gjëja e parë që më ka bërë përshtypje është përdorimi i termit pezhorativ “azil”, kjo është e tmerrshme dhe fatale për një të moshuar, se sa përdorimi i këtij termi shumë të shëmtuar e shumë diskriminues. Nuk janë azile, por aty trajtohen të moshuarit si klientë, ata janë pjesë e një strukture sociale e një shërbimi të një institucioni të specializuara që në një farë mënyre mundohen të zëvendësojnë familjen biologjike”, u shpreh Tushi.












