Kandidati i Partisë Socialiste, për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci, ka shkuar të votojë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Fitore Becin.
Beci është shprehur që ditën e sotme në vend të politikanëve që kanë folur gjatë fushatës, fjala u takon qytetarëve.
Ndër të tjera, është një ditë e rëndësishme për Shkodrën është shprehur Beci, sakaq ka falenderuar dhe gazetarët për përcjelljen profesionale të fushatës.
Benet Beci: Kemi folur shumë gjatë kësaj fushate, sot do të flasin qytetarët. Do doja që të vazhdojmë edhe sot bukurinë e fushatës dhe sa më shumë të shkojnë në kutinë e votimit, është një ditë e rëndësishme për Shkodrën! Dua të falenderoj dhe gazetarët që kanë përcjellë gjatë gjithë kësaj kohe, fushatën në mënyrë profesionale! Suksese të gjithëve, faleminderit.












