Janë zbardhur emrat e prokurorëve të SPAK që do shpërndahen në 12 qarqet e vendit, duke krijuar “Task-Forca” për parandalimin e krimeve elektorale.
Mësohet se në krye të “Task-Forces” do të qëndrojë Altin Dumani. Për kryeqytetin janë caktuar të monitorojnë krimet elektorale zv/drejtuesi i SPAK dhe drejtuesi i seksionit të krimit të Organizuar, Adnand Xholi dhe Drejtuesi i Seksionit Kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik, Klodian Braho.
Të gjitha këta prokurorë gjatë periudhës 3 mujore do marrin takime dhe zhvillojnë mbledhje me Drejtorin dhe strukturat policore të qarkut ku kanë emëruar si koordinatorë special.
Njësoj si koordinatorët politikë të emëruar nga PD, PS dhe LSI, ashtu dhe SPAK në çdo qark ka futur dhe kordinatorët e tij në këtë fushatë elektorale. Qëllimi i takimeve, do jenë për ngritjen e një pune operative me qëllim evidentimin e rasteve, ku ka tendencë për blerjen e votës.
LISTA E KOORDINATORËVE: Adnand Xholi në Tiranë; Altin Dumani në Tiranë; Klodian Braho në Tiranë; Arben Kraja në Gjirokastër; Ols Dado në Elbasan; Dritan Prenci në Shkodër; Anita Jella në Kukës; Behar Dibra në Berat; Ervin Kondili në Durrës; Doloreza Musabelliu në Fier; Sotir Kllapi në Fier; Ervin Gokaj në Dibër; Vladimir Mara në Korçë; Elida Kaçkini në Vlorë; Bledar Maksuti në Vlorë; Manjola Kajana në Vlorë.












