Apeli i GJKKO ka shpallur të pafajshëm kryetarin e bashkisë së Devollit, Eduard Duro.
Të pafajshëm u shpallën dhe 4 zyrtarët e tjerë të bashkisë, Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Mali si dhe ish-administratorja e njësisë Qendër Bilisht, Vojsava Bregu.
Duro u shpall i pafajshëm pasi u mor zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, dhe akuzohej se licencoi një biznes, pikë karburanti në Bilisht, që ishte ndërtim pa leje.
SPAK kishte kërkuar dënimin e kryebashkiakut socialist me 1 vit burg për shpërdorim detyre, që të konvertohej në 3 vite shërbim prove si dhe me dënimin plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike. Lidhur me këtë akuzë, vetë Duro reagoi ku tha se çdo gjë e ka firmosur sipas ligjit dhe nuk bëhet fjalë për shpërdorim detyre, por për “detyrë të plotësuar” nga një kryetar bashkie.












