SPAK ka marrë nën hetim policët e burgjeve që transferuan Erion Veliaj nga Durrësi në apelin e GJKKO, pasi rezulton se kryebashkiaku socialist ka përdorur telefonin e njërit prej policëve për të bërë telefonata.
Mësohet se gjatë marrjeve në pyetje, oficeri i burgjeve ka pranuar një gjë të tillë dhe ka deklaruar se e kishte bërë nga frika.
Kujtojmë që më 13 mars, Gjykata e Apelit në GJKKO hodhi poshtë kërkesën për lirim përkundrejt garancive pasurore të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrrest me burg të caktuar nga shkalla e parë një muaj më parë.
Erion Veliaj i mohon akuzat dhe pretendon se është shënjestër e një Prokurorie të padrejtë.












