GJKKO dhe SPAK i janë drejtuar me një shkresa zyrtare Policisë së Shtetit lidhur me protestën që u zhvillua në mbështetje të kryebashkiakut Erion Veliaj.
SPAK kërkon informacion rreth arsyeve se pse nuk u mor asnjë masë nga policia për mungesën e masave të sigurisë ditën që u caktua masa e sigurisë ndaj Erion Veliajt.
Sipas SPAK pjesë e protestës ka qenë dhe pengimi i lëvizjes së fugonit të Drejtorisë së Burgjeve, një veprim që ka vënë në rrezik funksionimin e normal të institucioneve përkatëse.
“Nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e saj (Policisë) për të bashkëpunuar me Gardën e Republikës së Shqipërisë, duke treguar një indiferentizëm të pashpjegueshëm në ndjekjen dhe parandalimin e kësaj situate e cila mund të rrezikonte seriozisht jetën dhe shëndetin e gjyqtarëve dhe personelit administrativ. Kjo apati institucionale përbën padyshim një cenim të rëndë të pavarësisë së gjyqësorit. Gjykata e Posaçme e ka konsideruar këtë sjellje të paprecedent të Policisë së Shtetit, të papranueshme dhe në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore përkundrejt institucioneve kushtetuese të sistemit të drejtësisë shqiptare, siç janë Gjykatat e Posaçme dhe SPAK”, shkruan SPAK.












