Fituesi i Big Brother VIP herë pas here bën postime në profilin e tij në “Instagram” dhe menjëherë marrin vëmendjen e fansave të tij.
Ditën e djeshme, këngëtar i dashur për publikun postoi një fotografi nga fëmijëria e tij, ku shfaqet në plazh dhe duke qeshur.
“Kur isha çapaçul”, shkruan Luizi bashkëngjitur me foton që menjëherë mori mijëra komente. Por komenti që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte ai i aktorit të njohur, Elvis Pupa.
“Varësen e paske pas që i vogël”, i shkruan Visi duke qeshur dhe Luizi e ka lexuar këtë e i është përgjigjur: “Spango ka qenë më duket”.












