Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të enjte një bashkëbisedim të gjatë me ndjekësit në rrjetet sociale, ku kritikoi punën e SPAK në rastin e arrestimit të Veliajt.
Rama u ndal edhe te incidenti i ndodhur dy ditë më parë, ku gjatë një bisede live me ndjekësit, përplasi tavolinën dhe mbylli lidhjen.
Shefi i qeverisë hodhi poshtë akuzat për përdorim droge, duke thënë se adrenalinën e gjen te arti dhe te betejat politike.
“Do t’i mëshoj tavolinës, se nuk është tavolina, është shpirti. Mos u bëni komplet qesharakë disa këtu! Çfarë mielli ke marrë? Nuk ta paskan dhënë të mirë! Mos u bëni qesharakë! Nuk kam nevojë unë fare për atë. Është tjetër droga ime. Nuk e di nëse ju e kuptoni fare çfarë droge marr unë. Që i vogël – arti, pastaj betejat politike. Kjo është adrenalina e një beteje me mision, këto të tjerat janë muhabetet e atyre që ndoshta i kanë provuar vetë. Do t’i mëshoj tavolinës, Bashkim, se ndryshe nuk ecin gjërat! Kush nuk i mëshon tavolinës, më mirë të ikë vetë“, tha Rama.












