Një studim i fundit i Institutit Federal të Statistikave në Gjermani, ka zbuluar se Shqipëria ofron koston më të lirë për pushime për turistët gjermanë që vizitojnë vendin tonë.
Këtë e ka raportuar Agjencia e Lajmeve Demiroren ditën e premte, ku thotë se Shqipëria ka çmimet më të lira në rajon me 56.2% më pak sesa Gjermania. Në vendin e dytë ishte Turqia me 55.7% dhe në vendin e tretë renditej Bullgaria me 52.1%.
Më tej, statistikat zbuluan se pushimet në Francë dhe Itali janë pothuajse më të njëjtën kosto si në Gjermani. Në Spanjë, Poloni dhe Republikën Çeke, një turist gjerman paguan gati 18% me pak për pushimet e tij, në krahasim me Gjermaninë. E ndërsa në Greqi, Portugali dhe Maltë, ata mund të kursejnë deri në 28% për shpenzimet e tyre të pushimeve.












