Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se Shqipëria rrezikon të mos ketë punëtore, pasi shqiptarët po largohen nga vendi.
Rama tha se kanë vendosur që paga minimale deri në fund të prillit të shkojë 40 mijë lekë të rinj, ndërsa synimi i qeverisë është që deri në 2025-ën ta çojnë në 450 mijë lekë të vjetëra.
“Ajo që ka filluar sot të ndjehet është vetëm alarmi i fundit, humbja e burimeve njerëzore. Problem që kishte vende pune dhe s’kishte profesionistë sot rrezikon të kthehet në një problem që s’ka punëtorë, aq më tepër në kushtet kur bota, po marr përsëri Gjermaninë si destinacioni kryesor, po hyn në një fazë krize për punëtorë. Sot kemi vendosur që në fund të prillit që paga minimale të jetë 40 mijë lekë të reja, ndërkohë që në vitin 2025 paga minimale duhet të shkoje ne 450 mijë lekë tw vjetra. Në javët dhe muajt në vijim do të kemi në rritje të përgjithshme për pagat“, tha Rama.












