Një ditë pasi i shprehu dashurinë kryeministrit Edi Rama, ka reaguar sërish vajza nga Korça.
Ajo ka postuar një video në rrjetet e saj sociale, ku u përgjigjet komenteve negative që ka marrë pas veprimit të saj. Madje vajza korcare shton se tani është personazh VIP, dhe Edi Rama mund edhe t’i shkruajë.
“Po që të bëhesha kaq e famshme që i shpreha dashurinë Edi Ramës, ta kisha bërë më përpara nuk e dija sesa thjesht mund të bëhesh e famshme. Vazhdoni flisni, shani pas krahëve, nuk është se më plas shumë opinioni juaj. Tani jam VIP-e të lutem shumë, ndoshta Rama mund të më shkruajë një ditë. Kështu që mos e vrisni mendjen. Ju puth ju që jeni me Ramën, kurse ju zdromsat e tjerë…”- shprehet ajo.












