Pas një debati që patën me njëri-tjetrin, Luiz Ejlli i kërkoi Krist Aliajt që të sqarohen me njëri-tjetrin. Teksa ky i fundit po refuzonte një gjë të tillë, këngëtari i njohur i kthehet duke i thënë ‘nuk i jam lutur Kiarës kaq shumë sa ty mo Krist’.
Luizi i thotë Kristit që të dy e duan finalen dhe ta ndihmojnë njëri-tjetrin që të arrijnë këtë qëllim. Madje këngëtari i tha atij se e dëshiron atë në finale aq sa do edhe Kiara Titon. Nga ana tjetër, Kristi i tha se më mirë të vazhdojnë si kundërshtarë se sa të pretendojnë se janë shokë me njëri tjetrin.
Luizi: Ça po bën o Krist?
Kristi: Ça po bëj? Mua nuk më pëlqen, është hera e 3 në 2 ditë
Luizi: Nuk dua me më pa ata
Kristi: Pretendon për shoqëri…
Luizi: Ta kam thënë dreqi e mori, të kam thënë se të dua në finale, aq sa dua Kiarën të dua edhe ty












