Kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe tha se ndryshimet në Kodin Rrugor nuk kishin lidhje me aksidentin tragjik ku mbetën të vdekur tre persona.
Ditët e fundit është kthyer në “trend” pasi të rinjtë sfidojnë policinë duke ecur me shpejtësi skëterrë, ndërsa Gonxhe i etiketoi këta persona si “karagjozë Tik Tok-u”.
“Ndryshimet në Kodin Rrugor ne i kemi pasur në diskutim që në korrik të 2022. Ka qenë shqetësimi dhe gjithmonë këto kanë qenë në miratim e sipër. Momenti na gjeti që përkoi me një datë, por nuk janë bërë për këtë rast. Ky rast është shumë i rëndë dhe ne po analizojmë çdo gjë më tutje, nga pikëpamja e testimeve edhe nga pikëpamja e dinamikave të ndryshme që mund të ketë me këta të rinj. Se filloi një sfidë e këtyre të rinjve në Tik Tok, ndaj ligjit dhe rregullave. Sfidë e vërtetë ndaj shtetit, ndaj shoqërisë. Shumë nga këta karagjozë filluan ta bënin qëllimisht më pas. Ishte një kundër reagim ndaj perceptimit dhe reagimit të parë që ne patëm”, tha Gonxhja.












