Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ka goditur mesnatën e kaluar Shqipërinë.
Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 11 km nga qyteti i Lushnjës dhe me një thellësi fokale prej 10 km.
Mësohet se lëkundjet e forta janë ndjerë në Tiranë, Elbasan, Berat dhe Vlorë.
Deri më tani nuk raportohet për dëme të shkaktuara nga tërmeti.












