Berisha mbrëmjen e sotme i ka bërë thirrje militantëve demokratë të jenë të pranishëm jashtë Kuvendit në seancën e ditës së mërkurë.
Saliu ka paralajmëruar duke thënë se nëse Rama flet për tërmet me votën, shqiptarët, sipas tij, do ia bëjnë cunam qeverisjen.
“Përballja me Ramën është kushti që shqiptarët të votojnë të lirë. Ai flet për tërmet, ne duhet të ja bëjmë cunam. Nëse ai do të bëjë votën tërmet, ne do të ja bëjmë qeverisjen cunam atij. Pasnesër në orën 10:00, e kemi thirrur në parlament. Ftoj qytetarët e Tiranës të vijnë aty rreth parlamentit, të jenë aty dhe të thonë zërin e tyre jashtë parlamentit. Nuk mund t’i lihet parlamenti një krimineli si puna e tij. Të mërkurën në orën 10:00 ka urdhëruar Lindën që të përjashtojë 8 deputetë”-tha Berisha.












