Fituesi i Big Brother Anaid Kaloti edhe Jetmir Salaj, kanë zbuluar cdo të fshehte që po luhet në “prapaskenë” për të “shkatërruar” karrierën e personazhit kryesor të Big Brotherit, Luiz Ejllit.
Ditën e djeshme në dhomën e rrëfimit, Luizit i është kërkuar nga “produksioni” një firme për të menaxhuar imazhin e tij përjetesisht me justifikimin se jashtë shtëpise imazhi i tij është duke u keqpërdorur.
“Armiqësia” ka lindur pasi familjaret kanë ssfiduar Top Channel duke hapur një fondacion për të dhuruar të ardhura në një llogari dedikuar Luiz Ejllit. Produksioni nuk ka pranuar pasi ka dashur që këto lekë t’i përfitojnë Top Channel dhe jo Luizi, pasi sipas tyre, këngëtari shkodran është një imazh i krijuar nga Top Channel.
Sipas Jetmir Salaj, familjaret nuk kanë pranuar që Instagramin e Luizit t’ia dorezojnë Top Channel që ka kërcënuar familjarët se do të përballen me drejtësinë. Beteja mes familjes së tij dhe Top Channel vazhdon e eger jashtë shtëpisë…












