Monedhat e huaja kanë vijuar tendencën rënëse ne raport me lekun edhe gjatë ditës së sotme.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë (5 korrik), 1 Euro u këmbye sot me 104.55 lekë, me një rënie prej 0.3 lekësh në raport me ditën e mëparshme, duke arritur në një tjetër rekord minimal historik, që nga viti 2002, kur euro filloi të funksiononte si monedhë fizike.
Në tendencë rrenie ka vijuar edhe Dollari, që ka zbritur në 95.99 lekë, ose 0.19 lekë më pak se dita e mëparshme, duke u këmbyer në nivelet më të ulëta të 12 viteve të fundit. Në rënie vijuan dhe Paundi Britanik, 121.96 lekë (-0.21 lekë), e Franga Zvicerane, 106.85 lekë (-0.64 lekë).












