Partia Demokratike është ne hall te madh pasi do të futet e përçarë në zgjedhjet lokale. Gjykata e Apelit vendosi që “vula” e PD-së t’i hiqet Sali Berishës dhe t’i jepet grupit të Enkelejd Alibeajt.
Ilir Meta diten e sotme ka zhvilluar një takim me Sali Berishën në selinë e PD-së. Meta pas takimit paralajmëroi duke thënë se me 15 maj shumica e Bashkive do të jenë të fituara nga opozita.
“Një takim në kuadër të bashkëpunimit tonë e të kësaj aleance të jashtëzakonshme të të gjithëve për ndryshim. Në datën 15 maj shumica e kryetarëve të bashkive në gjithë Shqipërinë i përket ndryshimit dhe opozitës të bashkuar dhe pa asnjë diskutim e shumica dërrmuese e këshillave bashkiakë do i përkasë opozitës”, tha Meta.












