Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë një lajm të mirë për qytetarët e kryeqytetit.
Veliaj ka bërë me dije se shumë shpejt do të nisë ndërtimi i një parkimi të ri nëntokësor pranë sheshit “Shopen”, në hyrje të Parkut të Liqenit. Veliaj thekson se në 10 vitet e fundit në kryeqytet janë ndërtuar gjashtë parkime nëntokësore.
“A të pëlqen projekti i parkingut nëntokësor te sheshi “Shopen”, në hyrje të Parkut të Liqenit? Në 10 vjet kemi ndërtuar 6 arkime nëntokësore në Tiranë: te Sheshi ‘Skënderbej’, te Bulevardi i Ri, ish ‘7 Xhuxhat’, te Kopshti Zoologjik dhe te sheshi ‘Italia’; si dhe disa vendparkime mbi tokë, te stadiumi ‘Selman Stërmasi’, ‘Asllan Rusi’, Diga e Liqenit etj. Vendosëm edhe kushtin se çdo pallat i ri që ndërtohej në qytet duhet të kishte edhe dy kate parkim për rezidentët. Ndaj, jam shumë i lumtur që do t’i shtojmë Tiranës edhe një tjetër parkim te sheshi ‘Shopen’, për të gjithë banorët e Njësisë 5 dhe vizitorët e Parkut. E mezi pres të mbarojmë parkingjet nëntokësore që po ndërtojmë te Teatri i Ri dhe sheshi Avni Rustemi”, shkruan Veliaj.












