Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike të Vlorës, Genc Deromemaj, është emëruar drejtues i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për qarkun e Vlorës.
Këtë post deri para disa ditësh e mbante Paola Sulaj, e cila ishte e komanduar në detyrë pas dorëheqjes së kreu të këtij institucioni.
Kujtojmë se Deromema në moshë shumë të re ka qenë edhe kandidat i PD për kryetar të bashkisë së Vlorës, ku humbi zgjedhjet përballë Dritan Lelit.
Deromemaj drejtoi Degën e Partisë Demokratike të Vlorës nga viti 2018 deri në vitin 2022, teksa më pas dha dorëheqjen dhe vendin e tij e zuri Atird Hoxha.












