Drejtori i Krimit Ekonomik në Tiranë ishte sot paradite në banesën e Sali Berishës për të kontrolluar nëse ai po zbaton masën e sigurisë caktuar nga GJKKO një ditë para vitit të ri.
Siç mund ta shihni në videon e publikuar nga “Euronews Albania”, drejtori i krimit ekonomik në Tiranë hyn në banesën e ish kryeministrit Sali Berisha që ndodhet në rrugën “Mustafa Metohiti’ në Tiranë.
Ky kontroll i banesës së Berishës vjen në një moment kur ish-kryeministri ka zhvilluar disa protesta teksa shfaqet duke folur me mikrofon nga dritarja militantëve të tij që shkonin poshtë ballkonit. SHIKO VIDEO-n KETU:












