Edi Rama ka publikuar një video nga punimet në tunelin e Llogarasë. Kryeministri shkruan se po vazhdojnë punimet për finalizimin e projektit të tunelit i cili pritet të hapet provizorisht më 30 Qershor dhe do të jetë pa pagesë.
“Me tunelin e Llogarasë ku puna vijon për përfundimin e tubit kryesor, ju uroj një të diel të paqtë!”, shkruan Rama.
Projekti për ndërtimin e tunelit të Llogarasë është një investim infrastrukturor nga më të rëndësishmit për jugun e vendit. Tuneli pritet që të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta dhe do të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash. Tuneli do të lidhet me rrugën Orikum-Dukat dhe me Palas-Dhërmi dhe do të ketë 4 korsi. KETU SHIKO VIDEO-n:












