Deputetët Oriela Nebiaj dhe Flamur Hoxha kanë dhënë dorëheqjen nga kryesia e PD së “vulës” dhe funskionet në parti pas mbledhjes që u zhvillua mbrëmjen e djeshme, e cila zgjati rreth 10 orë.
Gjatë votimit të djeshëm Hoxha votoi kundër, ndërsa Nebiaj abstenoi për hapjen e menjëhershme të garës për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Ndërkohë, kjo mbledhje u shoqërua edhe me tensione të shumta, përplasje, dhunë verbalë dhe gati edhe dhunë fizike mes demokratëve që prej kohësh janë përçarë në dy kampe.
“Kam dhënë dorëheqjen si sekretar organizativ rjedhimisht dorëheqje nga kryesia si anëtar kryesie nga posti i sekretarit organizativ pasi nuk jam në lartësinë e asaj kryesie”, tha Flamur Hoxha. Kujtojmë që më herët ka dhënë dorëheqjen si nënkrytare e Partisë Demokratike Jorida Tabaku duke “zhytur” PD-në në një krizë të thellë.












