Aktori i mirenjohur shqiptar, Viktor Zhusti ka lindur më 8 dhjetor të vitit 1942. Pavarësisht pamjes së tij të re dhe jetes aktive, besojeni ose jo, aktori aq i dashur per publikun dje festoi 81-vjetorin e lindjes.
Ai ka luajtur shumë role dhe përpara viteve ’90 pasi kur lulëzonte veprimtaria në Kinostudio “Shqipëria e Re”, ishte një nga aktorët më të kërkuar.
Ka luajtur partizanin e ashpër, por edhe babain e dhembshur, të riun përpara dilemave, por edhe të dashuruarin, që mundohet të tejkalojë paragjykimet. Disa prej filmave ku ai ka luajtur, mund të përmendim telekomedinë “Shi në Plazh”, ku luan rolin e Alber-it, një nga komeditë më të bukura shqiptare, që i ka rezistuar kohës. Për të vijuar me filmin “nëntori i dytë”, ku luan rolin e Pandeli Sotirit, “Taulanti kërkon një motër”, rolin e babait, Pirros dhe shumë të tjera.












