“Metapneumo”, virusi që është përhapur në Kinë nuk është një virus i ri pasi ka qarkulluar edhe më parë madje edhe në vendin tonë.
Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive, Silva Bino sqaron se simptomat e këtij virusi janë të ngjashme me virusin respirator dhe gripin.
Bino: “Është e vështirë ta dallosh dhe kryesisht prekja është kulmonare dhe preken bronket dhe shfaqet ajo që quhet bronkolit. Bronkoliti është një simptomë që shfaqet me fishkëllima. Nënat e dinë për fëmijët e vegjël, por kjo shfaqet dhe te të rriturit. Pra mezi marrin frymë, vështirësi në frymëmarrje. Këto simptoma duhet t’i bëjë njerëzit që të shqetësohen”.
Kush janë grupmoshat që mund ta kalojnë më rëndë? “Simptomat më të rënda shfaqen kryesisht tek personat e moshuar mbi 65 vjeç. Persona të cilët kanë dëmtime imunitare. Gjithashtu dhe te fëmijët më të vegjël se 5 vjeç”, tha Bino.












