Kreu i SPAK Altin Dumani ka votuar paraditen e sotme, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
I pyetur nga gazetarët mbi një prononcim për mediat lidhur me strategjinë e goditjes së krimeve zgjedhore, Dumani është përgjigjur shkurtimisht: “Do të kemi komunikim pas zgjedhjeve!”.
Altin Dumani ka votuar në shkollën “At Zef Pllumi” në njësinë numër 5 në Tiranë. Pas votimit Dumani u largua së bashku me bashkëshorten.












