Gjyqtari i Apelit Engert Pëllumbi vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun Erion Veliaj.
Gjyqtari mori parasysh kërkesën e Prokurorëve të Posaçëm, Altin Dumani dhe Ols Dado të cilët kërkuan lënien në qeli të Veliajt, pasi sipas tyre, vë në rrezik procesin.
“Personi nën hetim, Erjon Veliaj, është ende në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe ka pushtetin për të ndikuar mbi vartësit e tij, për të zhdukur apo deformuar përmbajtjen e dokumenteve të ndryshme që mund të shërbejnë si burime prove, si dhe për të ndikuar mbi persona të ndryshëm, vartës ose jo, për të mos dhënë deklarime me vlerë përpara organit procedues ose për të deformuar përmbajtjen e këtyre deklarimeve”, thuhet në argumentin e gjyqtqrit Engert Pëllumbi të zbardhur nga Top Channel.
Një tjetër arsye për të cilën gjyqtari Pëllumbi ka vendosur që të lërë në qeli kryebashkiakun është rreziku që ky i fundit mund të largohet nga vendi. Lidhur me dyshimet e arratisjes të të dyshuarit, gjyqtari i apelit Engert Pëllumbi shprehet se mundësitë financiare të të hetuarit vlerësohen në harmoni me lëvizjet e tij të shumta, konfirmuar edhe nga sistemi TIMS, dhe për shkak të veprave për të cilat ai po hetohet.












