Pjesë e programit që do të transmetohet gjatë verës “Kepi i VIP-ave” është edhe këngëtarja Keisi Medini, vajza e Sabianit dhe ish-banorja e “Big Brother Vip 2”.
Kjo gjë është konfirmuar nga fotot e publikuara në “InstaStory”, ku shihet në të njëjtin resort në Bodrum të Turqisë, ku po kryen xhirimet e “Kepit të VIP-ave” dhe ndodhen edhe personazhet e tjerë.
Më herët u mësua se pjesë e “Kepit të VIP-ave” janë edhe Livia Brunga, konkurrenten e Për’puthen dhe Erisa Haxhiu, Miss Prishtina 2020. Gjithashtu nuk ka më dyshime dhe në lidhje me pjesëmarrësit e tjerë si Ronaldo Sharka, Jori Delli, Gerti Koxhaj dhe Mevlan Shaba, ndërsa moderatore do të jetë Kiara Tito.












