Gazetari, Bledi Mane ka treguar sa para fitojnë ish-banorët e Big Brother VIP.
Sipas tij, listën e kryeson fituesi i Big Brother VIP, Luiz Ejlli i cili në muaj merr 100 mijë euro. Bledi u shpreh se këngëtari i dashur për publikun kërkon shuma të mëdha për një koncert. Ndërkohë vendin e dytë e zë Armaldo Kllogjeri, ku sipas Bledit, ai e mbyll muajin me 15-17 mijë euro.
“Maestro është goxha aktiv. Duke qenë një artist profesionist edhe një njeri që iu largua vendit të punës për shkak të kontratës dhe pritet të rikthehet, ka menazhuar mirë situatën. Ndryshe nga Luizi, ka çmime më të pranueshme. Sepse Luizin me mik mund ta ftosh në një koncert e merr 15-20-30 mijë euro. Maestron mund ta ftosh me 5-7 milionë lekë të vjetra. Pra me Maestron flet, komunikon, nuk ka barriera. Pastaj di të këndojë këngën popullore dhe klasike. Muajin Maestro e mbyll me gati 15-17 mijë euro”, tha Bledi Mane.












