Policia e Tiranës ka shoqëruar 11 perosna në komisariat pasi akuzohen se kanë bërë gara me makina në në Mullet.
Për 11 drejtuesit e automjeteve të konstatuar duke bërë gara shpejtësie u vendosën masa administrative nga 150. 000 deri në 400. 000 lekë te vjetra, te parashikuara nga neni 9, i Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998, të Kodit Rrugor.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, pas konstatimit në rrjete sociale, të disa thirrjeve për gara shpejtësie për automjete tip “Benz”, në rrugën Tiranë-Elbasan, në Mullet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe shoqërimin e drejtuesve të automjeteve“, njofton Policia.












