Si “avantazh” për liderin e shtëpisë, Kiarës iu dha e drejta për informacion nga jashtë. Asaj i’u tregua një klip me informacione për të, nga media të ndryshme.
Kiara u ngarkua shumë dhe u mërzit nga ky informacion, ku mes të tjerash thuhej se miqtë e saj janë kundër lidhjes me Luizin. Nisur nga kjo situatë kanë reaguar të revoltuar miqtë e moderatores. Sipas tyre, Kiarës i është përcjellë informacion i cënguar dhe vetëm negativ.
“Jo njerëz jo, kanë zgjedhur artikujt e portaleve që ju kanë interesuar. Unë dhe Xheni Karamani, Liesa Haxhiasllani jemi shokët e vërtetë të Kiarës. Kush dreqin janë këto shokë? Ca individë që ftohen lart e poshtë për ca klikime? Cilët shokë janë këto të Kiarës o njerëz? Pse askush nuk nxjerr artikujt pozitivë? Pse jo intervistat e mia? Apo s’jam shoku i ngushtë?“, shkroi Niko Komani.












