Opinionistja e Big Brother, Zhaklin Lekatari ka komentuar propozimin për martesë që Luizi i bëri Kiarës.
E pyetur lidhur me ketë situatë, Zhaklina tha se ky vendim i çiftit për martesë i duket i frikshëm.
“Nuk mendoj që është vetëm te seksi çështja. Dy njerëz që janë njohur brenda një formati mendoj që duhet t’i japin vetes kohën për ta njohur njeri-tjetrin në jetën reale, me dinamikat dhe përgjegjësitë e veta, pa lupën e kamerave. Martesa është një pakt, një kontratë dhe është një hap që duhet menduar mirë sepse nis një dimension i ri. Unë nuk do të doja të martohesha më një njeri që nuk e di se si është jeta jashtë. Luizi nuk e di çfarë përfaqëson jashtë as ai, nuk di as çfarë përfaqëson Kiara. Kjo lidhja seksuale është pjesë shumë e rëndësishme” tha Zhaku.












