Zyliha Miloti sot feston 78-vjetorin e lindjes.
Aktorja Zyliha Miloti është një “ikonë” e skenës shqiptare e cila me rolet e saj ka mbërthyer fort përpapra ekranit një publik që vazhdon ta admirojë si në ditën e saj të parë në skenë.
Zyliha Miloti perfundoi shkollën e mesme “Jordan Misja” e në vijim paraqitet si një nga aktoret më të suksesshme të Estradës Profesioniste të qytetit të Shkodrës.
Rolet e para kanë qenë dramatike dhe si aktore e humorit ajo i filloj në moshën 20 vjeçare në estradën profesioniste të qytetit të Shkodrës pranë teatrit “Migjeni”. Rreth 60 vite karrierë artistike në Teatrin e Estradës dhe gjatë këtyre viteve ka realizuar më shumë se 260 premiera ndërsa sot mban titullin “Mjeshtre e Madhe”.












