Qeveria Rama ka përcaktuar shumën e “bonusit të pranvere” 2025 që do të jepet për pensionistët.
Bonusi i pranverës do të jetë 100 euro për ata që e kanë pensionin nën 200 mijë lekë të vjetra dhe 50 euro për të gjithë të moshuarit që vlera e pensionit mujor është mbi 200 mijë lekë të vjetra.
Për këtë sasi parash do të krijohet një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë për pensionistët, ku do të transferohen 6.3 miliardë lekë për garantimin e bonusit të pranverës.
Gjithashtu do të ketë shpërblime prej 150 mijë lekësh te vjetra për familjet me ndihmë ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar, si dhe kujdestarët e tyre.












